Këngëtari i ri Alis Kallaçej, me këngën “Mjegull” u vlerësua me Çmimin e Tretë të Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
I ftuar në emisionin “N’ Fest’ në RTSH1, teksa vlerësoi eventin muzikor, këngëtari ndau se ndjehet i vlerësuar me çmimin e fituar.
“Festivali ka një vlerë gjigande për mua dhe do ta kem në memorie për shumë kohë. E kisha si vision të bëja dhe pamjen skenike dhe veshjen aq të madhe sa edhe mesazhi i këngës. Më erdhi mirë që u mirëprit dhe u pëlqye. Unë sapo dola nga një tjetër kompeticion ku ishte një përgjegjësi tjetër si një këngëtar që tregova lokalin. Në këtë kompeticion ishte diçka më e madhe pasi për një artist të ri frika më e madhe është gjetja e identitetit, pra kush jam dhe çfarë ofroj. Lirshmëria artistike që më kanë ofruar që unë të jem Alisi për mua nuk ka çmim”, tha ai.
/rtsh.al/