RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Berisha dhe Rama kanë siguruar stanjacionin. Pse i sulmojnë partitë e reja?

15 orë para

Çipa: Berisha dhe Rama kanë siguruar stanjacionin. Pse i sulmojnë partitë e reja?

Analisti Aleksandër Çipa ka deklaruar në emisionin “3D” se kreu i PD-se dhe kryeministri Edi Rama kanë siguruar stanjacionin.

Çipa komentoi edhe protestën e opozitës, ndërsa tha se sipas tij një mosbindje ciivile nuk i jep opozitës produktin që dëshiron.

“Thelbi i kësaj mungese të masës njerëzore në protestë e mosbindjes civile të opozitës është e lidhur me degradimin e përfaqësimit të qytetarëve dhe vullnetit të sovranëve. Opozita duket se ka ndërtuar gabimin në strategjinë e vet. Një mosbindje civile nuk e jep produktin që dëshiron. Kjo mosbindje civile nuk i shkon si kosto Edi Ramës ose kundërshtarit politik, por i shkon qytetarit.

Opozita duhet të gjejë një modus i cili i adreson koston dhe peshën specifike të ndëshkimit kundërshtarit politik që ka tragin e qeverisjes. Nuk e realizon dot objektivin politik me këtë aksion të pjesshëm të si mosbindje civile. Nuk ta jep produktin. Dhe kjo opozitë që me pretendimin që të arrijë qeverinë teknike, nuk e arrin.

Rikthimi i zotit Berisha dhe qenia e zotit Rama ka siguruar stanjacionin edhe si bipolaritet politik por edhe si udhëheqësi politike.

Dhe nëse ne nuk kemi besim sot, çfarë është ky sulm që po bëhet nga individë dhe segmentë të caktuar të opozitarizmit ndaj partive të reja të paprovuara. Në momentin që sulmon një forcë, ende pa u bërë e tillë, ti si opozitë nuk bën gjë tjetër vetëm por e kryqëzon", tha ai.

/rtsh.al/