RTSH 24 Live

Politikë

Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj del nga spitali: Policët më shtynë brutalisht

15 orë para

Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj del nga spitali: Policët më shtynë brutalisht

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë tubimit të opozitës në Tiranë ka dalë nga spitali duke thënë se oficerët e policisë e kanë shtyrë brutalisht duke e rrëzuar në tokë.

Ai vuri në dukje se është rrethuar nga një grup i madh policësh, të cilët sipas tij e kanë shtyrë dhe më pas ka humbur ndjenjat.

Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes”, theksoi ai, duke shtuar se “më shtynë me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua”, thekson në reagimin e tij Agron Gjekmarkaj.

Ai shpjegon se nuk u ndie keq për shkak se kishte probleme shëndetësore, por sipas tij, si pasojë e veprimeve të efektivëve.

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy tre oficerëve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozitës në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyre se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik”, shkruan Gjekmarkaj.

/rtsh.al/