Të frikësuar e ka konsideruar eksperti i sigurisë, Redion Qiriazi presidentin serb, Vuçiç pas protestave masive që po zhvillohen në Beograd.
I ftuar në emisionin “3D”, eksperti shprehet se situata mund të jetë një shanç shumë i mirë për t’u shfrytëzuar nga opozita.
“ Ajo që i bën më të veçanta këto protesta është pikërisht përshkallëzimi i tyre. Njerëzit duket se janë prekur të gjithë. Mosmarrja me seriozitet nga qeveria çoi në këtë pikë ku janë tani me protestat. Dhe fakti që janë në përshkallëzim dhe përfshirja e studentëve, kjo është ajo që tremb Vuçiç. Mund të ketë një farë momenti i cili po të kapitalizohet siç duhet nga organizuesit, mund të shohim në fund të tunelit shfaqjen e opozitave të reja”, tha Qiriazi.
/rtsh.al/