RTSH 24 Live

Serbi

Kush e rivalizon Vuçiçin? Beqa: Nuk ka një alternativë opozitare që ta zëvendësojë  

16 orë para

Kush e rivalizon Vuçiçin? Beqa: Nuk ka një alternativë opozitare që ta zëvendësojë  

Pedagogu Mentor Beqa tha në emisionin “3D” se protestat masive që po zhvillohen në Beograd nuk rrezikojnë rënien e Vuçiç. Ai shprehet se për aq kohë sa nuk ka një alernativë tjetër opozitare që ta zëvendësojë, Vuçiç do të mbetet në pushtet.

Ne nuk kemi parë një lider që të artikulojë në mënyrë të besueshme i cili të jetë përfaqësues në Serbi. Problemi është se ata nuk shohin potencialin e kanalizimit të kësaj energjie në një alternative të mundshme që mund të rivalizojë Vuçiç. Protesta nuk e rrëzon në vetvete një qeveri, mund të vazhdojë, të shuhen apo të intensifikohen, por nëse nuk kanalizohen në një alternativë politike atëherë ose shkohet drejt kausit ose mbetet në pushtet ai që është. Në këtë pamje nuk shihet një alternativë tjetër. Ka dhe një mbivalencë të dukshme nga ana e Perëndimit në raport me Vuçiç dhe aktoret të tjerë politik në Serbi, Pra edhe ata nuk janë të qartë se kë duhet të mbështesin pasi nuk ka alternativë tjetër në dukje përveç Vuçiç", shprehet Beqa.

/rtsh.al/