Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas përjashtimit të Listës Serbe nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë dha si arsye për moscertifikimin e saj thirrjet nacionaliste të kryetarit të partisë, Zllatan Ellek, që ai bëri gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Për certifikimin e Listës Serbe votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër dolën dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa të tjerët abstenuan. Përfaqësuesi i PDK-së opozitare vlerësoi se Lista Serbe i plotëson kriteret për certifikim.
"Qytetarët tanë në Republikën Serbe janë në vështirësi gjithnjë e më të mëdha. Në të njëjtën kohë, në Kosovë, Albin Kurti po tenton të heqë kundërshtarin politik, Listën Serbe," shkroi Vuçiq në rrjetin Facebook.
Lista Serbe pritet ta ankimojë vendimin në Zyrën e Regjistrimit të Partive Politike.
/rtsh.al/