RTSH 24 Live

Kosovë

KFOR-i përfundon stërvitjen e reagimit të shpejtë në Pejë

11 orë para

KFOR-i përfundon stërvitjen e reagimit të shpejtë në Pejë

Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it përfunduan të shtunën stërvitjen e përbashkët të evakuimit me operacione për sigurimin e objektivave të ndjeshëm, me qëllim ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë.

Ushtrimi përfshiu ushtarë kroatë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore të vendosur në komunën e Pejës, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të forcës së reagimit të shpejtë, me qëllim evakuimin e një ekipi ndërlidhës monitorimi italian.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

/ rtsh.al /