Politologu Adri Nurellari ka komentuar situatën në Siri pas rënies së presidentit Bashar al-Asad. Në emisionin “3D”, Nurellari shprehet se situata në Siri është ende e brishtë pasi sipas tij ka një rrezik të ringjalljes së celulave të ISIS.
“Botën perëndimore e ka zënë një farë befasie. Duket se kemi një klimë me vullnet të mirë, situata është akoma e brishtë ka akoma luftime. Por ka disa sinjale, pra po duket një vullnet i mirë për të krijuar koalicione të brendshëm. Kemi një qëndrim të drejtë simbolik kundër Rusisë. Duket që prezenca e Rusisë aty nuk do të tolerohet. Kemi një situatë që është dinamike, por ajo që shohim është vështirësia për krijim e një koalicionit. Ka një rrezik që të ringjallen ato celulat e ISIS që ishin të fjetura dhe kjo është një shqetësim i madh. Pra situata është ende r brishtë pasi ne e dimë që çfarë ndodh kur bie një regjim në atë zonë", tha Nurellari.
/rtsh.al/