RTSH 24 Live

Aktualitet

U dënua për tjetërsim pronash në Shëngjin, policia në kërkim të ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

12 orë para

U dënua për tjetërsim pronash në Shëngjin, policia në kërkim të ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar nga Apeli i GJKKO me 2 vjet e 8 muaj për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, nuk është arrestuar ende nga policia.

Burime bëjnë me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesën e tij gjatë kontrollimeve të kryera për të ekzekutuar urdhrin e SPAK, që kërkonte kthimin e tij në qeli.

Verifikimet e prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS kanë treguar se Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Kërkimet për kapjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës vijojnë.

Frrokaj u dënua për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu në tetor 2022 Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Ish kreu i bashkisë  Fran Frrokaj, u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ai u liruar para 8 muajsh pasi përfitoi nga amnistia penale.

/rtsh.al/