Gazetari Defrim Methasani, në studionin e emisionit ‘3D nga Alban Dudushi në RTSH’, u shpreh se ndonëse nuk është i krishterë, kjo nuk bëri që ai bashkë me familjen e tij ta humbasin festën.
“Ishim te një miku jonë për urim, i cili është i paralizuar, gazetar i RTSH-së. I çova lulet e Krishtlindjes dhe një shishe verë. Ai është besimtar. Ka festuar edhe në kohën e komunizmit, kuptohet fshehurazi. Gjithë këto vite kjo festë më ka bërë të kuptojë se kjo festë nuk është e ndarë në besime të ndryshme, por festohet bashkë. E urojnë njëri tjetrin. Unë jam mysliman, por kjo nuk më ka ndaluar që bashkë me fëmijët e mi, të bëjmë urime dhe dhurata për njerëz të krishterë në nevojë. U përpoqëm të dërgonim pak lumturi nëpër familje. Krishtlindjen e parë e kam kuptuar pas viteve 90. Pas rënies së komunizmit njerëzit festonin lirisht. Unë vija nga Dibra me shumicë myslimane. Ose është festuar fshehurazi Krishtlindja, ose nuk e festonin, por e kalonin në heshtje. Babai im ishte në parti, ndërsa gjyshja ime agjëronte gjatë Ramazanit. Secili e ka bërë fshehurazi.", tha Methasani.
/rtsh.al/