RTSH 24 Live

Aktualitet

7 milionë euro buxheti i Malësisë së Madhe, investime në arsim dhe infrastrukturë

14 orë para

7 milionë euro buxheti i Malësisë së Madhe, investime në arsim dhe infrastrukturë

Buxheti i vitit të ardhshëm për Bashkinë e Malësisë së Madhe me një vlerë prej 7 milion eurosh do të jetë i fokusuar në arsim dhe infrastrukturë, në aktivitete sportive dhe kulturore. Nëpërmjet këtij buxheti do të financohen, disa projekte të reja të bashkisë, ndërsa një pjesë e tij do të përdoret për përpunimin e mbetjeve urbane të qytetit.

“Për sa i përket buxhetit do të shkojë për shkolla, riparime, rikonstruksione. Kemi planifikuar të ndërtojmë disa rrugë në Koplik etj.”, tha Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.

Gjatë këtyre viteve nuk ka munguar mbështetja nga qeveria shqiptare, me projekte strategjike për Malësinë e Madhe, shprehet kryebashkiaku Marinaj.

“Projektet e qeverisë kanë qenë të shumta. Investimet në ujë të pijshëm, është hapur gara për linjën hekurudhore etj.”,  u shpreh Marinaj.

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të madh vizitorësh këtë vit, ndaj edhe ndërtimi i infrastrukturës me parametra optimale pritet që të nxisë sa më shumë banorë vendas që të investojnë.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/