Pak ditë pasi Fest 63 uli siparin, Elhaida Dani, drejtoresha artistike përmes një mesazhi falenderues bërë publik në Instagram, vlerëson pjesëmarrjen e saj në sipërmarrjen më të madhe, që solli këtë fund dhjetori spektakël plot risi dhe prurje këngësh të jashtëzakonshme.
Këngëtarja e njohur, suksesi i së cilës ka kaluar kufijtë shqiptarë, shkruan se, ky festival solli shkëlqimin dhe besimin si asnjëherë tjetër.
Elhada nuk harron të falenderojë edhe të gjithë ata që i dhanë frymë magjisë së Fest 63, duke nisur nga Orkestra profesioniste e RTSH-së, bashkëpunimin me Alfred Kaçinarit dhe Shpëtim Saraçin, Elton Dedën që udhëhoqi Bendin artistik, autoren Zefina Hasanin dhe regjisorin Redi Trenin si edhe drejtoren e Festivalit njëherësh zv. drejtoreshën e RTSH-së Aurora Polo.
Për Elhaidën kjo eksperiencë saj në Fest 63 është fillimi i një bashkëpunimi të gjatë. Për artisten shqiptare, dyshja Ornela Bregu dhe Enkel Demi ishin qershia mbi tortë.
Elhadia Dani përveçse drejtoi artistikisht Festivalin e Këngës, dha performanca të mrekullueshme duke nisur nga interpretimi i këngës "Fëmija i parë", kënduar më parë nga e madhja Vaçe Zelës, që hapi festivalin, përformoi gjithashu përkrah këngëtarit francez Slimane, i ftuari special i natës së dytë, e deri tek performanca e natës finale ku ajo përçolli një mesazh të fortë kundër gjuhës së urrejtjes.
Festivali i këngës në RTSH pati jehonë të madhe jo vetëm në radhët e artistëve dhe u përshëndet edhe nga kryeminstri Edi Rama, e ndërsa natën finale u ndoq nga një numër i madh personalitetesh, të artit kulturës dhe politikës, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/