Është mbyllur votimi në këtë edicion të 63-të të Festivalit të Këngës. Tashmë qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarët e diasporës e kanë dhënë verdiktin e tyre për këngën që duan të çojnë në Eurovision.
Votat e diasporës do të bashkohen me ato të publikut brenda vendit dhe në Kosovë, duke kontribuar në rezultatin final me 50 % dhe 50 % do të jetë vlerësimi i jurisë profesionale të Festivalit të Këngës.
Këtë vit do të jetë vetëm një çmim i parë, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.
/rtsh.al/