Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ka rrëfyer disa momente pikante të cilat ndikuan në jetën e saj që të kthehet në një katolike të devotshme.
“Unë jam tashmë katolike. Kam zgjedhur të jem e tillë. Mbiemri im është ortodoks. Jam e pagëzuar. Zoti më ka prekur zemrën dhe më ka ndryshuar jetën. Mamaja ime vjen nga bektashijtë. Thellë- thellë shqiptarët janë të gjithë katolikë, sepse e kam përqafuar me dashuri këtë fe. Mendoj se ka qenë e shkruar. Në kisha, kudo që shkoja, isha si vëzhguese. I shihja në mënyrë sipërfaqësore. Zoti më ka dhënë qetësinë dhe meditimin. Nuk do doja të ishte vetëm ditë feste, por të jetë edhe një ditë meditimi. Është një vit i shenjtë për katolikët 2025.”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/