Pastor Vilajeti, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se harmonia fetare mes besimeve duhet të trashëgohet dhe se krishtlindja është një festë tipike që i bashkon të gjithë.
“Krishtlindja më e bukur festohet aty ky Krishti është prezent. Më bën gjithmonë të ndjehem mirë fakti se Krishtlindja është e vetmja festë që në mënyrë të pafajshme i bashkon të gjithë dhe kjo duket në të gjitha urimet që bëjmë e kur shkojmë te njëri- tjetri. Është një moment i mrekullueshëm. Kishat ungjillore nuk janë shumë strikte. Festojmë me 25 dhjetor sepse nga kjo datë, dita fillon e merr nga nata. Është një festë që i bashkon të gjithë njerëzit në mënyrë hyjnore.”, tha Pastor Vilajeti.
/rtsh.al/