RTSH 24 Live

Aktualitet

Krishtlindja në Shqipëri, traditat dhe festimet që bashkojnë familjet

16 orë para

Krishtlindja në Shqipëri, traditat dhe festimet që bashkojnë familjet

Krishtlindja është një nga festat më të dashura dhe më të rëndësishme për besimtarët e krishterë në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, traditat dhe zakonet që i japin ngjyrë festimeve janë të pasura dhe të ndryshme, duke i dhënë mundësi familjeve të bashkohen dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Dekorimi i Pemës së Krishtlindjes është një nga traditat më të bukura, ku çdo vit, shqiptarët zbukurojnë pemën me topa të ndezur, yje dhe ornamente festive. Pema e Krishtlindjes është një simbol i gëzimit dhe shpresës, duke sjellë një atmosferë ngrohtë dhe festive në çdo shtëpi.

Gatimet tradicionale janë gjithashtu një pjesë thelbësore e festës. Në shumë familje shqiptare, tryeza e Krishtlindjes mbushet me pjata të shijshme si mishi i pjekur, antipastat, sallatat e ndryshme dhe nuk mund të mungojë ëmbëlsirat si bakllavaja dhe panetone e Krishtlindjes. Gatimet dhe tryeza e mbushur plot bën që çdo familje të ndiejë bashkimin dhe harmoni gjatë kësaj feste të shenjtë.

Zbukurimi i tavolinës është një tjetër traditë që i kushtohet rëndësi e veçantë. Tavolina e Krishtlindjes është shumë më tepër se një vend për të shërbyer ushqimin, ajo është një hapësirë ku mblidhen familjarët dhe miqtë. Përdorimi i ngjyrave të kuqe,  të bardha, ari dhe argjendi janë të pashmangshme në zbukurimin e tavolinës. Pjesë e dekorit janë qirinjtë, seteve te pjatave festive, dekoret në mes të tavolinës janë pjesë e kësaj feste.

Përgatitjet për natën e shenjtë janë gjithashtu një moment i rëndësishëm për besimtarët e krishterë shqiptarë. Shumë familje shkojnë në meshën në vigjilje të Krishtlindjes për të festuar lindjen e Jezusit dhe për të kërkuar paqe dhe bekime për vitin e ri.

Gëzimi dhe solidariteti janë gjithashtu pjesë e pandashme e kësaj feste. Në këtë ditë të veçantë familjarët bashkohen se bashku për të festuar dhe shkëmbejnë vizita në këtë ditë të shënuar. Gjithashtu kjo është një ditë që shënon edhe humanizmin dhe janë të shumtë besimtarët në qytetet e ndryshme të vendit që shpërndajnë dhurata për personat në nevojë.

Krishtlindja është një mundësi për të bashkuar të gjithë anëtarët e familjes dhe për të reflektuar mbi vlerat më të larta të jetës.

/rtsh.al/