RTSH 24 Live

Politikë

Mbyllja e TikTok, Çipa: Vendimi në kuadër të një lufte globale

16 orë para

Mbyllja e TikTok, Çipa: Vendimi në kuadër të një lufte globale

Analisti Aleksandër Çipa ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se vendimi nga ana e qeverisë së kryeministrit Rama për të mbyllur Tik-Tokun vjen në kuadër të një lufte globale mbi “përdorimin dhe ruajtjen e aseteve të infrastrukturës virtuale, ku përfshihen rrjetet sociale”

Unë nuk e përjashtoj mundësinë e një konspiracioni, por të një qëndrimi le të themi real-diplomatik. Ne e dimë shumë mirë, vetë presidenti i rikthyer Trump është kundër Tik-Tokut. Kemi të bëjmë me një qëllim tjetër, ky është një vend që posedon aq shumë infrastrukturë të komunikimit sa ankohemi ne se u mbyll Tik-Toku. Ka kategori moshore që nuk e përdorin Tik-Tokun. Madje kategoritë moshore që nuk e përdorin Tik-Tokun janë kategori që përfshihen te domenet elektorale, që nuk i ke fare që i nuk i përdorin. E kam fjalën për moshën mbi 60 vjeç. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një interes tjetër matanë kësaj që po diskutojmë ne e një marrëdhënie ndërkombëtare, e një rryme po e them edhe brenda! Ka një luftë globale për përdorimin dhe ruajtjen e aseteve të infrastrukturës virtuale, ku përfshihen rrjetet sociale”, u shpreh Çipa.

/rtsh.al/