RTSH 24 Live

Sociale

1 milion vizitorë në Alpe - Viti më i mirë për turizmin në zonat e mbrojtura

6 orë para

1 milion vizitorë në Alpe - Viti më i mirë për turizmin në zonat e mbrojtura

Mbi 1 milion turistë kanë vizituar zonat e mbrojtura në Rajonin e Shkodrës.

Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tregon se ky vit ishte më i miri për turizmin.

Për fatin e mirë Alpet e Shkodrës tashmë janë shpallur Park Kombëtar dhe po bëhet 3 vjet dhe promovimi i tyre, iniciativa e rinisë si dhe vëmendja e qeverisë ka pasur një shtim të numrit të turistëve”, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i Zonave të Mbrojtura, Shkodër.

Turistët e huaj kanë vite që nuk u ndahen Alpeve, për zonat e mbrojtura risi këtë vit ka qenë rikthimi vizitorëve vendas.

Mund të themi me statistika që vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve vendas”, u shpreh Dardha.

Tashmë Alpet prej javësh janë zbardhur nga dëbora. Manteli i bardhë pritet të rrisë fluksin e rezervimeve edhe në këto ditë të fundvitit thotë Dardha. Theth-Valbonë vijojnë të mbajnë numrin më të lartë të vizitueshmërisë përgjatë 2024-trës.

Gazetare: M. Gjoni

/RTSH/