RTSH 24 Live

Politikë

"Protesta e qytetarëve", Berisha: Mosbindja civile për korrupsionin masiv të qeverisë

4 orë para

"Protesta e qytetarëve", Berisha: Mosbindja civile për korrupsionin masiv të qeverisë

Në një dalje të posaçme para medieve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të marrin pjesë në protestën e pasdites.

"Është protestë në emër të 800 mijë pensionistëve që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore. Është protestë në emër të qindra mijëra të rinjve të cilët kanë si alternativë të vetme largimin e tyre nga Shqipëria. Është protestë në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës.

Sot në orën 17:00 marshim në Tiranë," deklaroi kryedemokrati.

Z. Berisha i garantoi të rinjtë gjatë konferencës për shtyp se akti i parë pas zgjedhjeve nëse fiton zgjedhjet e 2025-ës do të jetë hapja përfundimtare e rrjetit social TikTok.

"Me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë e cila ka meritën e veçantë njëlloj si Twitter pasi u ble nga Elon Musk, që të mos aplikojë censurën.

TikTok është një platformë e cila nuk prodhon rrugaçëri," tha z. Berisha.

Kryetari i PD-së premtoi se do të bëjë gjithçka për qeverinë teknike e në fund një mesazh të posaçëm e kishte për besimtarët e krishterë, duke e cilësuar këtë një ditë shprese e gëzimi për mbarë qytetërimin perëndimor.

/rtsh.al/