Ka nisur protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile për ngritjen e qeverisë teknike.
Për herë të parë në aksionin e mosbindjes civile, i pranishëm është dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në protestat e mëparshme, ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në banesë, pas masës së arrestit shtëpiak që gjykata kishte vendosur ndaj tij.
Edhe është paralajmëruar më parë për orarin, protesta ka nisur duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.
Mbështetësit e opozitë priten të mbajnë të bllokuar për 3 orë, zonën e Unazës së Vogël, rreth rrotullimin e Zogut të Zi, zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, sheshin “Willson” dhe urën pranë Xhamisë në Rrugën e Elbasanit.
/rtsh.al/