Çdo vit e më tepër vizitorë pret Gjirokastra. Në 6 vite, krahasuar me vitin 2018, numri i tyre pothuajse është 4 fishuar. Ky është një nga rezultatet e studimi të kryer nga pedagogë të universitetit “Eqrem Çabej” në kuadër të projektit "Cikli i Rajonit të Gjirokastrës si destinacion turistik".
“Në vitin 2018 ka qenë diku në 113 mijë vizitorë, në vitin 2024 numri i vizitorëve deri në tetor ka qenë 370 mijë vizitorë dhe kjo ndodhi pasi u kryen investimet në infrastrukturë “, u shpreh Lutfi Gaba, Pedagog, drejtues i projektit "Cikli i rajonit të Gjirokastrës si destinacion turistik".
Rritja e turizmit ka sjellë edhe shtimin e investimeve në zonën muzeale të qytetit të gurtë, si në lokale, dyqane njësi akomoduese etj duke e dyfishuar numrin e bizneseve që nga viti 2015.
“Në vitin 2015 në zonën muzeale ka qenë rreth 82 biznese aktualisht ky numër ka shkuar rreth 142 biznese dhe ky është një tregues shumë i rëndësishëm”, tha Gaba.
Sipas modelit Balter, mbi të cilin u krye ky studim, ku çdo destinacion turistik kalon në 7 faza, aktualisht Gjirokastra është fazën e tretë apo që ndryshe mund të njihet si ajo e zhvillimit. Gjithë rezultatet e studimit tashmë përbëjnë një lloj data basë për ecurinë e turizmit në qytetin jugor, që në të vërtetë një i mirëfilltë i mungon.
Gazetare: Y. Ponde
/RTSH/