Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një klub nate në Turqi. Klubi, i cili ndodhej në bodrumin e një ndërtese 16 kateshe në Stamboll, ishte i mbyllur dhe po rinovohej gjatë ditës.
Në një deklaratë për mediet, guvernatori i Stambollit Davut Gül tha se shkaku i zjarrit nuk ishte ende i qartë dhe se viktimat e zjarrit ishin punonjës.
Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale. “Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve tanë”, tha ai në një postim në X. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është në dijeni të tragjedisë pas një telefonate me ministrin e brendshëm Ali Yerlikaya.
/rtsh.al/