RTSH 24 Live

Politikë

Mbledhja e Këshillit të PD për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi: Kundër statutit të partisë, 17 anëtarë nuk do marrin pjesë

19/06/2023

Mbledhja e Këshillit të PD për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi: Kundër statutit të partisë, 17 anëtarë nuk do marrin pjesë

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike duket se po përçan edhe më tej partinë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e ka konsideruar kundër statutit mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që është vendosur të mbahet të martën (20 qershor).

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se ai dhe 17 anëtarë të PD-së nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen e nesërme. Sipas Bardhit, vendimi i Kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar i heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm, teksa theksoi se PD ka nevojë për reflektim. 

Pas kërkesës sime drejtuar Kryesisë dhe refuzimit të pajustifikueshëm, të enjten u shpall mbledhja e Këshillit me datë 20. Pasi u njoha dje me vendimin deklaroj se bie ndesh me statutin e PD dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të PD. Vendimi i Kryesisë ja heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm duke ja kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë. Sipas statutit të partisë, organizimi i partisë është përgjegjësi e Sekretari të Përgjithshëm. Njoftimi i mbledhjes së Këshillit është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm, organizimi i mbledhjes është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm. 17 anëtarë të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të organizuar në kundërshtim me statutin e partisë. PD ka nevojë për reflektim, ka nevojë për t’u forcuar, ka nevojë për të dëgjuar mendime ndryshe dhe jo për përjashtime. Kujt i shërben një konflikt tjetër në PD?”, tha Bardhi.

mbledhjen e zhvilluar më 15 qershor, ku Bardhi mungoi, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor. Këshilli Kombëtar zgjedh nënkryetarin, i cili më pas do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Po ashtu, Kryesia vendosi organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, që do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.

Kujtojmë se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të PD-së më 29 korrik. Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini siguroi formularin e kandidimit për kryetarin e PD-së, ku bëri me dije edhe kriteret të cilët duhet të plotësojë kandidati. Në këtë kuadër, Agostini tha se kandidati për kryetar të selisë blu duhet të plotësojë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integritetit moral dhe aftësitë organizative.

/rtsh.al/