RTSH 24 Live

Ekonomi

Mbjellja e agrumeve, fermeri eksperimenton në Libohovë të Gjirokastrës

12/11/2023

Mbjellja e agrumeve, fermeri eksperimenton në Libohovë të Gjirokastrës

Fermerët e Libohovës kanë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjella me pemë frutore kryesisht me agrume.

Fatmir Meçani ka kultivuar mandarina, portokalle, limon, kivi, shegë etj.

Fidanin e mandarinës e ka siguruar shumë vite më parë nga Amerika e Veriut.

Sipas fermerit ky lloj fidani arrin t'i rezistojë temperaturave të ulëta.

"Kam pak portokalle dhe limonë, sepse ato nuk i rezistojnë klimës këtu. Kurse këtë lloj manderine e kam shpënë edhe në Tropojë, duron temperatura të ulëta shumë, deri në 17 gradë që ka arritur këtu. I mbjell farat e egra dhe i shartoj. Bëj edhe fidanë për t'i shitur," thotë Meçani.

Fermeri, prodhimin e shet në tregun e Gjirokastrës.

Meçani ishte i pari fermer që eksperimentoi me kultivimin e agrumeve në zonën e Libohovës.

Ndryshimi i klimës për rrjedhojë ka qenë një favorizim në prodhimin e llojeve të ndryshme të frutave.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/