RTSH 24 Live

Ekonomi

Nëndeklarimi i pagave - Për ekspertët zgjidhja duhet të vijë si një proces i tërë

25/10/2024

Nëndeklarimi i pagave - Për ekspertët zgjidhja duhet të vijë si një proces i tërë

Nën deklarimi i pagave është kthyer në një fenomen shqetësues dhe kjo bëri që kryeministri dhe ministrat e linjës të nisnin një fushatë për të ulur informalitetet në këtë fushë. Për ekspertët e ekonomisë një nismë e tillë është e domosdoshme por nuk duhet zgjidhur vetëm si një fushatë.

Për ekspertët zgjidhja mbetet tek procesimi i të gjitha hallkave me radhë për të zgjidhur fenomenin.

Nën deklarimi i pagave është kthyer edhe në një deficit për skemën e sigurimeve shoqërore duke bërë që të jetë buxheti i shtetit subvencionues. Aktualisht, vetëm 826 mijë punonjës paguajnë sigurimet, ndërsa numri i pensionistëve ka arritur në 705 mijë, duke u rritur me mbi 18 mijë në raport me vitin 2022. Vlen të theksohet se  pensioni mesatar në Shqipëri është sa  47.5% e pagës minimale që ka vendi prej 40 mijë lekësh.

/RTSH/