RTSH 24 Live

Kosovë

Endrit Krasniqi shpallet fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK

5 orë para

Endrit Krasniqi shpallet fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK

Endrit Krasniqi është fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ai mori trofeun me diamantin blu me këngën “Flas me gjethen”.

Juria ndau çmimin e dytë për Greta Azizin, me këngën “Verës”. Çmimi i tretë i shkoi Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, nga moderatori Genc Salihu. Çmimi i Pallatit të Rinisë dhe i kryeqytetit shkoi për Besmir Shishko me këngën “Unë ajo”, të cilat i mori nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj dhe udhëheqësja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi.

Çmimin e orkestrës e ndau drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku për Arnitë Kastrati me këngën “Blla blla blla”. Ai kërkoi duatrokritje për Orkestrën e Festivalit.

Ndërkaq,  Alban Skënderaj nuk ishte vetëm surpriza e vetme skenike në natën finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës. Radiotelevizioni i Kosovës ka sjellë edhe emra të tjerë që kanë elektrizuar skenën e festivalit. 

Njëri nga ta ishte violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Cesari. Në anën tjetër, premierë të veprës së tij ishte edhe këngëtari nga SHBA-ja, Albert Stanaj.

Përmes paraqitjes së tij solli premierën e veprës së tij, “Glory”. Stanaj u përcoll me duartrokitje e ovacione nga publiku. Ai paraprakisht rrëfeu se si fëmijë kishte kënduar këngë folklorike dhe me këtë rast me zërin e tij magjik interpretoi një pjesë të shkurt të këngës së Fatime Sokolit "Me krah t’shqipes nga Tropoja ty Kosovë këtë kangë ta knova".

Pas tij, skena i takoi sopranos së njohur, Besa Llugiqi, e cila solli atmosferë të muzikës klasike në sallë.  Llugiqi nën shoqërimin e orkestrës dhe Filharmonisë së Kosovës interpretoi arie nga Maria Callas. E me një recital emocionues me poezi të Gjergj Fishtës në skenë u paraqit aktori Bujar Ahmeti. Pas tij skenën e elektrizoi violonisti me famë botërore, Olen Çezari./RTK/

/rtsh.al/