RTSH 24 Live

Kosovë

Sonte nata finale e ‘Fest 2’ në RTK, mbrëmja pritet plot surpriza

14 orë para

Sonte nata finale e ‘Fest 2’ në RTK, mbrëmja pritet plot surpriza

Sonte është nata finale e festivalit të këngës në RTK. Edicioni i dytë i spektaklit të muzikës në Kosovë do të nis në orën 21:00 . Ashtu si edhe nata e dytë, edhe finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejti në Radio Televizionin Shqiptar.

Nata e dytë e festivalit të këngës në Radio Televizionin e Kosovës ka ofruar një spektakël të vërtetë me perfomancat e 16 artistëve konkurrentë të cilët performuan në skenën e madhe të festivalit.

Juria e festivalit e përbërë nga 6 gra profesioniste përzgjodhi në fund edhe 9 këngët finaliste.

Në finalen e madhe do të ngjiten Arnite Kastrati me këngën “Blla Blla”, Besmir Shishko me “Une Ajo, Rei Bezhani me këngën Zonjë tradhëti, Endrit Krasniqi me këngën Flasë me gjethen, Ardit Stafaj me Faji, Greta Azizi me “Veres, Dea Strica me kengen N’Shqipni, Agim Poshka me Ndarja erdhi, Blendi Kaso me kengen “Një të vetme ka në jetë”.

16 artistët sollën në skenë performanca të jashtëzakonshme , të ndarë në dy grupe artistët rikthyen në skenë një kolazh këngësh ikonike si Makina e Memories, të Ardit Gjebresë, Unë dhe ti të Pirro Çakos, por dhe shumë të tjera. Në skenën magjike u ngjiten edhe mjaft të ftuar special të mbrëmjes të cilët përcollën emocione me interpretimet e tyre teksa rrëmbyen duartrokitjet e publikut.

Nata finale e Festivalit të këngës do të transmetohet në RTK 1, RTK 2, Radio Kosovë, si edhe në Shqipëri në RTSH1 HD.

/rtsh.al/