RTSH 24 Live

Politikë

Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër të Ramës

02/06/2023

Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër të Ramës

Lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për Sali Berishën është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës kjo ndodhi pasi Tahiri kishte kërcënuar se do të zbërthente lidhjet kriminale të kryeministrit me bandat në Meksikë dhe Afrikën e jugut.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Është një urdhër direkt i Edi Ramës. Sajmir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht që në qoftë se ‘unë do di të mbrohem’. Më në fund arriti ta mposhtë Ramën, i cili tani është i mbërthyer në aferën McGonigal”, tha Berisha gjatë një konference me gazetarët.

Saimir Tahiri u lirua sot (2 qershor) me vendim të Gjykatës së Elbasanit, ku pjesën e mbetur të dënimit do e kryej nga shtëpia.

/rtsh.al/