RTSH 24 Live

Aktualitet

Sfidat e Vetingut, zv.ambasadorja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

2 orë para

Sfidat e Vetingut, zv.ambasadorja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe lufta kundër korrupsionit, deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pasztory theksoi se nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet.

Ajo shtoi se janë bërë përpjekje serioze nga ana e SPAK për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve.

Ajo që është e rëndësishme, të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore.

Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të patur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës. Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykatë.

Shqipëria po shënon përparim në këto fusha. E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për ti dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsiderohej normale”, u shpreh zv.ambasadorj e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

/rtsh.al/