Një sondazh i fundit tregon se gjysma e italianëve e kundërshtojnë vendimin e gjyqtarëve që i thonë "JO" qëndrimit të emigrantëve në kampin e Gjadrit në Shqipëri. Sipas një sondazhi të Euromedia Research të publikuar në Rai 1, 45.5% e të anketuarve beson se vendimet e gjyqësorit për largimin e emigrantëve nga Shqipëria si pjesë e marrëveshjes, janë qëndrime politike kundër qeverisë, ndërsa 38.4 % e të anketuarve mendojnë se vendimet e gjyqësorit janë zbatim i ligjit.
Gjithashtu 46.5% e qytetarëve italiane besojnë se qeveria ka të drejtë të apelojë në Gjykatën e Lartë kundër vendimet të gjykatës për largimin e emigrantë nga kampi i Gjadrit në Shqipëri.
Nisma e qeverisë Meloni për hapjen e kampeve të azilkërkuesve në Shqipëri refuzohet nga të gjitha forcat politike joqeveritare, ku mbi 80 % e votuesve të tyre shprehin mendim negativ.
Për sa i përket vendimit se cilat vende të origjinës duhet të konsiderohen të sigurta, sipas 43% e të intervistuarve duhet të përcaktohet nga Bashkimi Evropian. Për 28%, megjithatë, vendimi është në dorën e qeverisë italiane, ndërsa 16% janë përgjigjur se është në dorën e gjykatave.
Marrëveshja e emigrantëve ka krijuar tensione mes qeverisë Meloni dhe gjykatave italiane, të cilat kanë vendosur dy herë largimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit me arsyetimin se nuk vinin nga vende të sigurta.
/rtsh.al/