RTSH 24 Live

Europë

Ministri popullor gjerman përjashton betejën e lidershipit para zgjedhjeve me kancelarin Scholz

20 orë para

Ministri popullor gjerman përjashton betejën e lidershipit para zgjedhjeve me kancelarin Scholz

Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius e ka përjashtuar mundësinë që të sfidoi kancelarit Olaf Scholz për të qenë lideri i ardhshëm i Social Demokratëve të Gjermanisë (SPD), duke i dal në mbrojtje këtij të fundit në zgjedhjet e parakohshme që mbahen në shkurtin e ardhshëm.

Në një goditje të madhe për disa figura në SPD që dëshironin të largonin Scholz, ministri popullor i mbrojtjes njoftoi se ai nuk ishte "i disponueshëm" për të kandiduar për udhëheqjen e partisë përpara zgjedhjeve në shkurt 2025.

"Ky është vendimi im sovran, personal dhe vetëm vendimi im," tha ai të enjten.

"Unë e kam theksuar këtë vazhdimisht në javët e fundit dhe po e them përsëri sa më qartë që të jetë e mundur: Në Olaf Scholz, ne kemi një kancelar të shkëlqyer."

“Ai udhëhoqi një koalicion, që do të kishte qenë sfidues në kohë normale, përmes ndoshta krizës më të madhe të dekadave të fundit”, shtoi Pistorius.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se zoti Pistorius është shumë më popullor se kancelari Scholz.

Thashethemet kanë qarkulluar për javë të tëra se disa krerë të SPD-së dëshironin një zvëndësim të Scholz, një "tërheqje si Biden" duke i lënë vendin Pistorius të drejtonte partinë e qendrës së majtë në zgjedhje .

Por dështimi i kësaj strategjie në SHBA, ku Kamala Harris zëvendësoi Joe Biden, por më pas humbi nga Donald Trump, duket se ka shuar rebelimin në SPD të Scholz.

Vetë Pistorius mohon se i kishte shkuar në mendje nocioni i zëvendësimit të Scholz si kandidat për kancelar të partisë.

"Kjo dëmton partinë time, në të cilën unë jam anëtar për 48 vjet tani," tha ai për spekulimet intensive për atë që mund të bëhet kreu i ardhshëm i SPD.

“Unë nuk e kam nisur këtë debat, nuk e kam dashur dhe asnjëherë nuk e kam vënë veten në diskutim për asgjë. Tani është përgjegjësia jonë kolektive për t'i dhënë fund këtij debati, ka shumë në rrezik,” tha ai.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se partia e qendrës së djathtë Demokristiane (CDU), e udhëhequr nga Friedrich Merz, do të mundë SPD-në në zgjedhjet e shkurtit. SPD do të vijë ose në vendin e dytë ose të tretë pas partisë së Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

/rtsh.al/