Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është paraqitur këtë të hënë (25 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Këlliçi ëhstë paraqitur në SPAK në lidhje me denoncimet e depozituara prej tij, për incineratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”.
Kujtojmë se Këlliçi i ka kërkuar SPAK hetimin e autorëve të asaj që e ka konsideruar si “masakër financiare” të aferës korruptive të inceneratorëve.
Sipas Këlliçit, inceneratori i Tiranës nuk ekziston, prandaj dhe nuk ka asnjë pamje të tij. Ai ka theksuar se mbetjet e kryeqytetit futen në landfillin e Sharrës me të vetmin ndryshim se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim.
Këlliçi ka deklaruar se Rama, Veliaj, Ahmetaj, Baluku, Zoto, Mërtiri dhe Gugallja i ndajnë paratë së bashku.
Sa i përket dosjes “5 D”,Këlliçi ka deklaruar se 5 drejtorët e Bashkisë Tiranë, përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.
/rtsh.al/