RTSH 24 Live

Aktualitet

Arritjet e vetingut, ambasadorja holandeze: Puna e SPAK po rrit besimin e qytetarëve

3 orë para

Arritjet e vetingut, ambasadorja holandeze: Puna e SPAK po rrit besimin e qytetarëve

Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, theksoi përmirësimet në sistemin gjyqësor dhe rëndësinë e vazhdimësisë së këtyre reformave në drejtësi.

Gjatë një konference për arritjet e procesit të vetingut, ambasadorja u shpreh se SPAK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm që kanë rritur besimin e qytetarëve dhe nënvizoi se ka një rritje të perceptimit pozitiv nga qytetarët për punën e institucioneve të drejtësisë.

Në kuadër të mbështetjes për Shqipërinë, ambasadorja Altes konfirmoi angazhimin e qeverisë holandeze për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të SPAK dhe shoqërisë civile në luftën ndaj korrupsionit.

“Ka pasur përmirësime domethënë në gjyqësor dhe duhet të jetë e vazhdueshme në kohë. Sfidat me korrupsionin janë të pranishme dhe SPAK ka ndërmarrë veprime që kanë rritur besimin e publikut. Mund të bëhen reformat por është rëndësishme që të rritet besimi dhe po vëremë që besimi te institucionet po rritet. Mbetemi të përkushtuar përmes projekteve për të rritur kapacitete e SPAK dhe teknikat e aspekteve të ndryshme të gjyqësorit dhe të fuqizojmë shoqërinë civile. Jemi të angazhuar për të përkrahur Shqipërinë dhe të ngremë një sistem gjyqësor që ka aftësi ripërtëritëse”, tha ambasadorja Altes.

/rtsh.al/