RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- Përshtatën stanin për kultivim kanabis, 2 të arrestuar. Ndalohet edhe vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca

11/04/2024

Lezhë- Përshtatën stanin për kultivim kanabis, 2 të arrestuar. Ndalohet edhe vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca

Dy persona janë arrestuar në Lezhë, ndërsa është ndaluar edhe vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, pasi akuzohen se janë të përshirë në kultivimin e kanabisit. Gjatë një operacion antidrogë të zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhës, u zbulua një stan i përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Në stan ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba, ndërsa në të ishin kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë eklektike.

Në pranga përfunduan Armel Nikdukaj, 27 vjeç,  Elvis Shpellzai, 28 vjeç, të dy banues në Koplik, ndërsa është ndaluar edhe Armando Ndreca, 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/