Kapet në Fier 62-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e Alban D., pas bashkëpunimit me autoritetet italiane, të cilat e kanë dënuar 62-vjeçarin me 8 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.
Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e 62-vjeçarit në Itali.
/rtsh.al/