RTSH 24 Live

Ekonomi

Transporti i gjelbër, në janar 2025 u regjistruan 50% më shumë automjete elektrike

5 orë para

Transporti i gjelbër, në janar 2025 u regjistruan 50% më shumë automjete elektrike

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë muajit të parë të këtij viti janë regjistruar 50% më shumë mjete të këtij transporti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se numri rreth 390 i këtyre mjeteve elektrike vetëm për muajin janar shoqërohet me statistikën tjetër që rreth 41% e mjeteve krejt të reja janë gjithashtu vetëm elektrike, çka shënon një rritje me 30% më shumë krahasuar me vitin 2023. Në total, numri i mjeteve elektrike në Shqipëri është 6,769 duke shënuar rritje prej 6% nga viti i kaluar.

Prirja e gjelbër shënohet edhe për mjetet hibride, që kanë arritur në masën e 84% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë. Shifra tregon një rritje 37% më shumë krahasuar me janarin e 2024-s.

I njëjti burim zyrtar e ka interpretuar statistikën edhe për nga ndikimi në mjedis. Sipas tyre kjo prani e ka ulur me 516,120 kg dyoksidin e karbonit që është edhe rreth 17.204 mushkëri më të pastra mjedisore.

Në terma statistikorë zyrtarë hyn edhe përbërja prej 73.5% e autoveturave të regjistruara gjatë janar 2025 të standardit Euro 5 e lart gjë që i shtohet prirjes dhe realitetit të ri të shënuar në vend për mjete transporti të gjelbër me teknologji të pastra.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/