RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- Gjendet trupi i dekompozuar i 53-vjeçarit në Dajç

17/01/2025

Lezhë- Gjendet trupi i dekompozuar i 53-vjeçarit në Dajç

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, mësohet se bëhet fjalë për 53-vjeçarin Arben G., trupi i të cilit u gjet thuajse i dekompozuar.

Viktima dyshohet se vuante nga problem të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm në kushte të vështira.

Trupi i pajetë është dërguar në Morgun e Tiranës ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/rtsh.al/