Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur një plan me 5 hapa që do të shërbejë për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Në hapat e planit, që i është paraqitur përfaqësuesit të lartë të BE për politikën e Jashtme Josep Borrell dhe ambasadorëve të QUINT-it, parashikohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri si dhe ulja në tryezën e dialogut brenda kësaj javë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë
Pjesë e planit është edhe sundimi i ligjit në veri dhe largimi i të grupe kriminale nga territori i Kosovës. Gjithashtu Kurti kërkoi që personat përgjegjës që ushtruan dhunë në veri të vihen para drejtësisë dhe gjyqet ndaj tyre të ndiqen nga EULEX për transparencë.
"U takova me ambasadorët e QUINT-it ku dhe i njoha me planin e qeverisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe situatës në veri. Më herët njoha me planin Borrell. Shpreha angazhimin e plotë të qeverisë për shtensionimin e situatën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U paraqita një plan me 5 hapa që janë:
1-Sudnmi i ligjit në komunat në veri është hapi i parë dhe të shkojnë para përgjegjësi ata që shkaktuan dhunë. Të identifikohen dhe të ndiqen penalisht. EULEX të monitorojë drejtpërdrejtë gjyqet ndaj tyre.
2- Grupet e dhunshëm të tërhiqen nga Kosova dhe të ndalohet çdo akt kriminal ndaj institucioneve të Kosovës. Prania e policisë së Kosovës do zvogëlohet në përputhje me rrethanat
3-Polica e Kosovës dhe KFOR të kryejnë vlerësim të përbashkët të situatës çdo 15 ditë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit
4- Qeveria do shpallë zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat në veri dhe të zhvillohen në mënyrë demokratike.
5-Kosova dhe Serbia rikthehen në tryezën e dialogut menjëherë dhe BE siguron një plan renditje të drejtë për zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel dhe në Ohër. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbnisë takohen këtë javë për dialog", tha Kurti në një konferencë për mediat.
/rtsh.al/