RTSH 24 Live

Ekonomi

Kursimet në lekë u zgjeruan me 27 miliardë lekë

06/02/2024

Kursimet në lekë u zgjeruan me 27 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë njoftoi se ecuria e depozitave në lekë në dhjetor 2023 shënoi tregues pozitivë për të dytin muaj radhazi.

Sipas BSH-së, stoku i kursimeve në monedhën vendase në dhjetor arriti në 579 miliardë lekë.

Kjo është një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë (rreth 125 mln euro). 

Gjithnjë sipas bankës edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori 2021.

Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, që shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, që sollën 75% të rritjes. 

Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat jo financiare publike.

Me bazë vjetore, depozitat në lekë u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë.

/ rtsh.al /