RTSH 24 Live

Art

Komedia "Shtëpiakë të dëshpëruar" elektrizon Teatrin Skampa në Elbasan

06/03/2023

Komedia "Shtëpiakë të dëshpëruar" elektrizon Teatrin Skampa në Elbasan

Komedia "Shtëpiakë  të dëshpëruar" elektrizuan në fundjavë  skenën e Teatrit Skampa në Elbasan. Komedia vjen me regji nga Artan Imami, një nga emrat e vlerësuar të skenës sonë teatrore në aktivitetin e tij artistik.

Loja brilante e treshes Gentian Zenelaj, Artan Imami dhe Indrit Çobani kanë shkaktuar të qeshura papushim për dy orë të tëra.

Aktorët Indrit Çobani,Artan Imami dhe Gentian Zenelaj 

Mikpritja e spektatorit Elbasanas nuk mund të mos emociononte protagonistët e kësaj komedie. Komedia konfirmoi mitin se çështjet familjare dhe mardhëniet në çift gjithnjë shfaqin kuriozitet.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi romantike mbi burrin modern.

Interesi i spektatorit Elbasanas për këtë komedi ka qenë tepër i lartë. Për këtë arsye interpretuesit e komedisë po mendojnë rikthimin sërisht të kësaj shfaqe në javët në vazhdim!

/rtsh.al/