RTSH 24 Live

Kulturë

Kënga “Lotët” fiton çmimin e regjisë më të mirë, regjisorja: Xhensila, jo vetëm artiste e kompletuar, por dhe nënë e përkushtuar

13/05/2024

Kënga “Lotët” fiton çmimin e regjisë më të mirë, regjisorja: Xhensila, jo vetëm artiste e kompletuar, por dhe nënë e përkushtuar

”Netët e klipit shqiptar” i transmetuar në RTSH, është shoqëruar me shumë emocione dhe supriza, por edhe me mesazhe nga artistët pjesëmarrës. Çmimin si regjia më e mirë e ka fituar kënga “Lotët” e interpretuar nga Xhensila Myrtezaj, me regji të The Claudia.

Regjisorja, e cila ka marrë edhe kupën e çmimit, bëri të ditur se është hera e parë që merr pjesë në spektaklin “Netët e klipit shqiptar”, por kjo kupë, sipas saj, shkon për Xhensilën, të cilën e përkufizoi jo vetëm si një artiste të kompletuar, por edhe si nënë shumë të përkushtuar.

“Kjo kupë shkon vetëm Xhensilën. Mund ta them me plot gojën se është një ndër artistet më të mira shqiptare. Ajo nuk mund të vinte për shkak të angazhimeve të shumta që ka. E vlerësoj shumë për vullnetin dhe interpretimin e saj në klip. Përveçse një artiste e kompletuar, Xhensila është edhe një nënë e përkushtuar. Duhet marrë shembull nga të gjithë.”, tha regjisorja e këngës “Lotët” e interpretuar nga Xhensila Myrtezaj, këngë që fitoi edhe çmimin si regjia më e mirë.

/rtsh.al/