RTSH 24 Live

Politikë

Kalaja: Pse Rama nuk e pranon qeverinë teknike?

07/10/2024

Kalaja: Pse Rama nuk e pranon qeverinë teknike?

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se kryeministri Edi Rama duhet të lejojë krijimin e qeverisë teknike.

Zgjedhjet me qeveri tranzitore janë një domosdoshmëri. Tani kush e ka në dorë këtë gjë? Opozita nuk e ka, opozita qan në bulevard. Opozita është si fëmija që qan pasi kërkon të pijë. Kush i jep për të pirë?

Ndërkombëtarët sigurisht! Nëse Rama mendon se do t’i marrë mandatet si në ’97 dhe aq i sigurt është te fitorja, atëherë përse nuk e lëshon qeverinë teknike? Çfarë meraku ka?”, u shpreh Kalaja.

Ai nënvizoi më tej se kryeministri Rama po përdor administratën dhe konsullatat jashtë vendit për të manipuluar votën e shqiptarëve. 

Për këtë arsye, sipas Kalasë, njeriu më i painteresuar për qeverinë teknike është Edi Rama.

 “Unë gjykoj se ai nuk lëshon pasi partia dhe shteti janë një. Me anë të këtyre patronazhistëve, me anë të këtyre konsullatave po të doni që janë shpërndarë në të gjithë cepat e botës do të manipulohet vota e emigrantëve, së pari, me anë të administratës tani, që është jashtë loje tani, sepse është tej fryrë. Ka shkuar në 200 mijë. Mendoj që njeriu më i pa interesuar për qeverinë teknike është Edi Rama. Opozita shqiptare korri një fitore të vogël dhe tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare”, tha Kalaja.

/rtsh.al/