RTSH 24 Live

Kosovë

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia synon të destabilizojë Ballkanin

11/06/2024

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia synon të destabilizojë Ballkanin

Në samitin për “Ballkanin Perëndimor 2024”, që po mbahet në Prishtinë, ish-sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, George Robertson përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje ndaj veprimeve të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, destabilizimi i Ballkanit mund të vijë për shkak të ndikimit të Rusisë.

Samiti i Washingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shohë se çfarë po bën dhe mund të bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi të gjitha këto janë instrumente të Rusisë”, u shpreh Robertson.

Ish-sekretari Robertson ka thënë se instrumente të Rusisë janë edhe organizimi i bandave kriminale.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare ishte një bazë shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe se prosperiteti ekonomik i këtij vendi dhe i të tjerëve mund të ndërtohet”, ka thënë ai, duke marrë shembull rastin e Kosovës.

/rtsh.al/