Ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson, që prej mbrëmjes të së hënës gjendet në Kosovë.
Ai është pritur nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e saj është i pazëvendësueshëm.
Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
"Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar zonja Gërvalla të hënën në mbrëmje.
/ rtsh.al /