RTSH 24 Live

Politikë

Inagurohet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Flamur shpirtëror! Erdogan: Simbol i miqësisë e vëllazërisë

10/10/2024

Inagurohet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Flamur shpirtëror! Erdogan: Simbol i miqësisë e vëllazërisë

Eshtë zhvilluar ceremonia e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë. Të pranishëm, mes besimtarëve të shumtë dhe drejtuesve të lartë fetarë, janë edhe Presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.

Në xhami dhe pranë saj janë mbledhur shumë besimtarë dhe qytetarë, të cilët por ndjekin ceremoninë e inaugurimit. Xhamia e Namazgjasë vlerësohet si më e madhja në Ballkan. Ajo është mundësuar si dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri. 

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e "përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror dhe më në fund të shpalosur të identitetit tonë mbështjellë brenda tij”.

Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar klerikë dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli, ka qenë i shumëpritur nga komuniteti mysliman, i vonuar për shumë arsye. Kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror dhe më në fund të shpalosur të identitetit tonë mbështjellë brenda tij”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu, kryeministri Rama bëri të ditur se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë më jetë kjo faltore një shëmbëlltyrë e Qabes një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit. Le të hyjmë këtu me këmbën të mbarë. Faleminderit president! Je gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri, në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta.

Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, simbol i miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë

Presidenti turk Erdogan, gjatë fjalës së tij në ceremonisë së inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, tha se është shumë i gëzuar dhe i lumtur ndodhet në këtë ceremoni.

"Miku im i çmuar Edi Rama, motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia më të thella”, iu drejtua Presidenti Erdogan të pranishmëve në ceremoni.

Presidenti Erdogan e vlerësoi Xhaminë si simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë, që është më e madhja në Ballkan.

 “Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, adhurimi, por është menduar të jetë edhe multi-funksionale, që tu shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, duke u menduar si një kompleks social ku brenda saj ka sallën e konferencës, bibliotekën dhe dhoma studimi, si dhe ashensorë për të gjithë ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të xhamisë' tha Erdogan, i cili premtoi se është i vendosur për të thelluar bashkëpunimin.                                  

/rtsh.al/