RTSH 24 Live

Politikë

Hetimet për dosjen Partizani, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

03/10/2024

Hetimet për dosjen Partizani, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Avokatët e Malltezit i ishin drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që e la atë në masën arrest shtëpie.

Jamarbër Malltezit wshtë ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve.

Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar.

Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në qershor të këtij viti, Apelit i Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”.

 

/rtsh.al/