RTSH 24 Live

Aktualitet

Helikopterët Black Hawk fluturojnë me ekuipazh shqiptar, Peleshi: Mbrojtja dhe siguria, prioriteti ynë

06/07/2024

Helikopterët Black Hawk fluturojnë me ekuipazh shqiptar, Peleshi: Mbrojtja dhe siguria, prioriteti ynë

Helikopterët Black Hawk kanë fluturuar për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar. Kështu ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shkruan se pilotët dhe teknikët e FA u certifikuan pas trajnimit me instruktorë amerikanë.

Teksa falënderon SHBA për mbështetjen, Peleshi thekson se mbrojtja dhe siguria e vendit mebetn prioritet absolut.

Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar! Pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë.

Helikopterët Black Haëk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut!”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/