RTSH 24 Live

Botë

Grupi Vagner hyn në kufirin polak, Lukashenko mohon përfshirjen

01/08/2023

Grupi Vagner hyn në kufirin polak, Lukashenko mohon përfshirjen

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka mohuar pretendimet e Polonisë se rreth 100 mercenarët e Vagner, të jenë afruar pranë kufirit polak.

 “Dëgjova një ditë më parë se Polonia është trembur se gjoja një njësi prej 100 njerëzish janë afruar në kufi. Asnjë njësi e Vagnerit nuk është zhvendosur drejt kufirit. Dhe nëse e kanë bërë, ata e kanë bërë këtë vetëm për të përcjellë përvojën luftarake te brigadat, të cilat janë të stacionuara në Brest dhe Grodno”, tha Lukashenko gjatë një vizite pune në distriktin Kamenets, në rajonin jugperëndimor të Brestit.

Muajin e kaluar, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes tha se forcat do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me luftëtarët e Vagnerit pranë kufirit me Poloninë që është edhe anëtar i NATO-s. Luftëtarët e Vagnerit kanë mbërritur në Bjellorusi pas rebelimit të dështuar nga grupi ushtarak privat në qershor.

Më duhet të trajnoj personelin tim ushtarak, sepse një ushtri që nuk lufton është gjysma e ushtrisë”, shtoi Lukashenko, transmeton CNN.

Aleati i presidentit rus Vladimir Putin tha se luftëtarët e Vagnerit “s‘duan të shkojnë askund” dhe se ata qëndrojnë “afër Osipovichit në qendër të Bjellorusisë”.

/rtsh.al/