RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO refuzon Beqajn, i rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu

17/01/2025

GJKKO refuzon Beqajn, i rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për zbutjen e masës së sigurisë, që prej 4 korrikut po e mban në paraburgim.

Kjo ishte masa e dhënë për hetimet e nisura në lidhje me abuzimet e dyshuara me fondet e huaja, kur Beqja mbante postin e drejtuesit të agjencisë SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).

Avokati mbrojtës kërkoi ndryshimin e masës me argumentin se nuk është marrë i pandehur nga SPAK-u dhe nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Ish-ministri po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera dhe për fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private.

Paralelisht me këto hetime, ish-ministri Beqaj është marrë i pandehur edhe për një tjetër dosje, atë të "sterilizimit".

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/