RTSH 24 Live

Aktualitet

Fshehën provat në një aksident për të mos ndëshkuar autorin, pezullohen 2 policë në Tiranë

06/07/2024

Fshehën provat në një aksident për të mos ndëshkuar autorin, pezullohen 2 policë në Tiranë

Dy efektivë në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi akuzohet se kanë fshehur provat në një aksident për të mos ndëshkuar autorin.

Janë pezulluar 50-vjeçarja me inicialet A.SH. dhe 57-vjeçari me inicialet Z.H., të dy me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim".

Dyshohet se ata se nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç - Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat e faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur autorin nga përgjegjësia.

/rtsh.al/